Coronavirusi që ngriti në këmbë gjithë botën, si bartet dhe cilat janë simptomat?

Shfaqja e coronavirusit të ri në Kinë, prej të cilit kanë vdekur mbi 20 persona dhe 800 tjerë janë infektuar, ka rikthyer frikën dhe ndjenjat nga infektimi i sistemit respirator të SARS-it, i cili 17 vite më parë ua mori jetën 800 personave si dhe është ngjallur frika se një pandemi e ngjashme mund të shpërthej.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk vendosi të shpallë rrezik ndërkombëtar, kurse një nga pyetjet kyçe është se sa lehtë mund të kalojë virusi nga një person i infektuar tek një tjetër i shëndetshëm, dhe cilat janë mënyrat që duhet ndërmarrë për ta parandaluar, transmeton Telegrafi.

Coronavirusi i ri që përhapet shpejtë, sigurisht se ka prejardhjen nga lakuriqët edhe pse gjenetikisht është i ngjashëm me SARS-in dhe MERS-in, i përket grupit të dytë të quajtur betacoronavirus, thuhet në një studim të realizuar nga kinezët.

Me këtë virus mund të infektohen kafshët e egra dhe njerëzit. Ekzistojnë gjasa se e ka prejardhjen nga lakuriqët siç ishte rasti i SARS-it. Rastet e para me të infektuarit janë zbuluar në qytetin kinez Wuhan, ku si pasojë e tij kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe mbi 800 tjerë janë infektuar, derisa institucionet kineze të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi bartet tek një person në tjetrin. Deri më tani nuk ka indikacione që personat mund të infektohen përmes rrugëve frymëmarrjes.

Personat e parë të infektuar me virus janë lokalizuar në një treg të peshqve në Wuhan, që ndërkohë është mbyllur shkruan Deutsche Welle. Infektimi i personit të parë ka gjasa të ketë ndodhur nga zoonoza, që do të thotë se ka pasur kontakt direkt mes kafshës dhe njeriut.

Zonozat mund të barten përmes ushqimit, për shembull duke konsumuar mish të kafshëve të ndryshme. Nëse ato ushqime nuk ruhen në temperaturat e përshkruara nga ekspertët dhe nëse janë përgatitur për konsum në kushte jo adekuate, produkte të tilla mund të jenë burim i infektimit.

Çfarë janë coronavirusët?

Coronavirusët janë bërë të njohur gjatë viteve të 60-ta. Emri ka prejardhjen nga strukturat e proteinave të mbështjellësit të virusit. Këta virusë nuk janë diçka e pazakontë. Shpesh personat e infektuar kanë simptoma të ngjashme me atë të një gripi: kollitje, temperaturë dhe molisje, e shpesh edhe probleme me bark dhe diarre. Megjithatë, këta virusë mbijetojnë sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme, shkruan Deutsche Welle.

Ato i përkasin të ashtuquajturave viruset ARN sepse posedojnë acid ribonukleik si një material gjenetik. Kjo edhe është arsyeja pse kanë ndryshueshmëri të madhe gjenetike. Praktikisht, kjo nënkupton se me lehtësi kalojnë pengesat midis specieve, vetëm dhe vetëm që të gjejnë “një shtëpi të re”. Këto viruse munden të jenë fatale për njerëzit, fillimisht me ndezje të mushkërive, e deri te vështirësitë në frymëmarrje.

Për shembull gjatë viteve 2002-2003, coronavirusi agresiv SARS-CoV shkaktoi epidemi. Asokohe ishin infektuar 8 mijë persona, kurse njëmijë tjerë kishin vdekur. Kjo sëmundje ishte përhapur në 30 vende, kurse në vitin 2012 është zbuluar MERS-CoV, virus ky i shpërndarë nëpër Gadishullin Arabik.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur që të mos shpall gjendjen e jashtëzakonshme në nivel global. Megjithatë si preventivë, janë futur në karantinë gjashtë qytete në Kinë, janë ashpërsuar masat e kontrollit kufitar, autoritetet kompetente kanë hapur qendra të veçanta shëndetësore për trajtimin e pacientëve të prekur me virus, kurse të gjitha fluturimet ndërkombëtare janë realizuar me masa të rrepta të kontrolleve.

Tashmë kanë filluar kontrollet e temperaturës trupore me pajisje të veçanta ndaj pasagjerëve nëpër aeroportet e Kinës. Megjithatë ekspertët nuk besojnë se ekziston rreziku i një epidemie që do ta trondiste botën. Jonas Smit Hanazit që punon për institutin më të madh gjerman për sëmundje Bernhard Noht në Hamburg, thotë se është e rëndësishme që fillimisht situata të monitorohet mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu