Courtois prezantohet te Real Madridi: Plotësova ëndrrën, faleminderit dhe ‘Hala Madrid’

Thibaut Courtois është prezantuar sot (e enjte) tek skuadra e madhe spanjolle, Real Madrid.

Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Courtois në Santiago Bernabeu.

Portieri belg ka në nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa blerja e tij besohet si i ka kushtuar Los Blancos rreth 35 milionë euro.

Në anën tjetër, pjesë e marrëveshjes është edhe Mateo Kovacic, i cili do të kalojë te Chelsea në huazim të thjeshtë njëvjeçar.

Sot (e enjte) gjatë ditës, Courtois ka kryer me sukses testet mjekësore te Real Madridi dhe është prezantuar si lojtari i tyre më i ri.

“Faleminderit, sot përmbush një ëndërr dhe vetëm ata që më njohin e dinë gjithçka që kam punuar për të arritur këtu”.

“Dua ta falënderoj Real Madridin për këtë përpjekje, kam vënë më të mirën në gjithë karrierën time në të gjitha vendet ku kam luajtur”.

“Që nga sot, mund ta vë iluzionin që kisha si fëmijë. Kam qenë një rival dhe e di se çfarë është për t’u përballur me Real Madridin”.

“Unë përmbush një ëndërr, atë që kisha si fëmijë, kur ëndërrova të shkelja stadiumin dhe t’i mbroja ngjyrat e Real Madrdit, klubit më të mirë në botë”.

“Jam më shumë se një Madridist dhe dua të jem në kulmin e karrierës këtu. Faleminderit dhe Hala Madrid!”, ka thënë Courtois gjatë prezantimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu