Koronavirusi duket se i ka lënë pasoja kryeministrit të Britanisë Boris Johnson. Ai ka deklaruar se ka shfaqur probleme me shikimin.
Johnson tha në një konferencë se pasi është shëruar nga koronavirusi i është dashur që të vendosë syze.
“Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë Johnson.
Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon punën në krye të detyrës.