Më në fund, Kina i ka kërkuar falje, mjekut Li Wenliang. Në dhjetor të vitit të vitit që lamë pas, mjeku kinez konstatoi 7 raste në spitalin e Wuhan-it të një virusi, për të cilin ishte shprehur se i ngjasonte me Sarsin.
Ai ishte i pari që ngriti alarmin për rrezikun që po i kanosej Kinës. Kështu, mjeku 34-vjeçar paralajmëroi kolegët e tij dhe autoritetet për kujdes lidhur me koronavirusin. Por askush nuk e mori seriozisht, madje ndaj tij u ngritën edhe akuza për përhapje të informacionit të rremë.
Në këto kushte, mjeku shkroi për situatën në rrjetet sociale, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë kontakti pa censurë më publikun. Okulisti publikoi një fotografi të tij nga spitali, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Fatkeqësisht, 34-vjeçari humbi jetën brenda natës në Spitalin Qendror të Wuhanit, ku punoi dhe ka gjasa të ketë marrë virusin gjatë trajtimit të pacientëve në ditët e para të shpërthimit të virusit.
Vdekja e tij shkaktoi shumë zemërim, dhe revoltë në rrjetet sociale. Doktor, Li Wenliang u bë mishërimi i zemërimit të fortë ndaj kontrollit të Partisë Komuniste në pushtet mbi informacionin dhe ankesat se zyrtarët gënjejnë ose fshehin shpërthimet e sëmundjeve, derdhjet e materialeve kimike, produktet e rrezikshme të konsumit ose mashtrimet financiare.
Tashmë që koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 10 mijë personave në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 3 mijë në Kinë, autoritetet në vendin e origjinës së koronavirusit i kanë kërkuar falje mjekut 34-vjeçar.
Megjithatë kjo është shumë pak dhe mbi të gjitha shumë vonë. Shumë pyesin veten, si do të ishte bota nësë Li do të ishte dëgjuar në kohë?
Shume bukur hartimi… po te kishit vene ndonje date per kronologjine e ngjarjeve mund te quhej edhe artikull!