ristiano Ronaldo shënoi 3 gola dhe dërgoi Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve. Sulmuesi i Juventusit ishte i papërmbajtshëm ndaj Zvicrës, në fitoren 3-1 të luzitanëve.
Minutat 25, 88 dhe 90 ishin ato kur CR7 goditi ekipin e Xhakës dhe Shaqirit. Goli i vetëm për Zvicrën u shënua nga Rodriguez, i cili barazoi përkohësisht me penallti.










