CR7 ‘nuk e deshi’, ama Sarri e mbajti premtimin: “Me mua Ronaldo do të thyejë rekorde”

Cristiano Ronaldo besohet të ketë pasur gisht në shkarkimin e Maurizio Sarrit.

Portugezi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me Sarrin dhe i ka shprehur pakënaqësitë e tij në disa raste dhe natyrisht, sipas “L10Sport”, edhe klubi ka mbajtur anën e Cristianos.

Por, nëse Ronaldo nuk e ka pëlqyer Sarrin, ky i fundit duket se e ka mbajtur premtimin e dhënë një vit më parë se do ta ndihmojë në shumë aspekte.

“Me mua Ronaldo do të thyejë rekorde, do të shkëlqejë”, kishte thënë Sarri me t’u emëruar në stolin e Juves.

Ronaldo e mbylli sezonin me disa rekorde, por më i rëndësishmi është ai për gola të shënuar në një sezon.

Ronaldo shkroi një faqe në librat e historisë së Juventusit duke u bërë lojtari i vetëm që shënon 37 gola në të gjitha garat në një sezon.

Ai theu rekordin që mbante Felice Placido Borel, që në sezonin e largët, 1933/1934, kishte shënuar 36 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu