Cristiano Ronaldo 2 – 0 Leo Messi

Ylli i Juventusit tashmë e çon në 2 numrin e trofeve të fituar me kombëtaren iberike, pas triumfit në Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe në përgjithësi ky ishte trofeu i 29-të në karrierë.

Ndërkohë, rivali i tij kryesor Lionel Messi vazhdon të ketë zero trofe me Argjentinën.

Sulmuesi i Barcelonës do ta ketë shansin të provojë të kundërtën, teksa po përgatitet për Kupën e Amerikës, e cila starton nga 14 qershori.

Sa i përket trofeve ndërkombëtarë, Ronaldo vazhdon të mbetet përpara Messit – i cilli dështoi në finalet e Botërorit 2014.

Kujtojmë se dyshja në fjalë janë shpërblyer me ‘Topin e Artë’ nga pesë herë secili, teksa ishte Luka Modric i cili theu dominimin 10 vjeçar të tyre këtë vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu