Cristiano Ronaldo: Kjo është motoja jonë

Dje Juventus arriti të fitojë më shumë vështirësi kundër Genoas (2-1). Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 95-të, përmes penalltisë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe motoja e klubit është të ‘luftojnë’ deri në fund.

“Jam shumë i lumtur. Ishte ndeshje e vështirë ndaj një klubi të organizuar, por jemi Juventus, motoja është të luftojmë deri në fund. Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë shanse dhe e merituam. Interi ishte përpara, gjë që ishte me stimulues për ne”, deklaroi ai.

Juventus është lider në Seria A me 26 pikë, një më shumë se rivali Inter që renditët në vendin e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu