Cristiano Ronaldo rikthen vëmendjen te fiziku i tij me fotografinë e publikuar në Instagram (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka rikthyer vëmendjen te fiziku i tij mbresëlënës përmes një fotografie të re, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Futbollisti portugez është i njohur për muskujt e tij, ndërsa sa herë që publikon imazhe të trupit të tij bëhet lajm në mediat botërore.

Ai është 34 vjeçar, mirëpo kjo nuk vërehet aspak në formën e tij fizike, për të cilën është i njohur sulmues i Juventusit.

Ronaldo është një prej sportistëve që angazhohet maksimalisht si në palestër ashtu edhe në stërvitje dhe falë këtij angazhimi ruan këtë formë të jashtëzakonshme.

Në kohën kur u transferua nga Real Madridi te Juventusit, gjendja e tij fizike ishte krahasuar me atë të një 20-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

Morning Workout💪🏼

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu