Cristiano Ronaldo zbulon pse ka lëshuar mjekrën në Kampionatin Botëror

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ka lëshuar mjekrën për të pasur fat gjatë edicionit të Portugalisë në Kampionatin Botëror.

Sulmuesi i Real Madridit është parë se kishte në fytyrë qime të reja gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Marokut pasditen e së mërkurës.

Ronaldo ishte sërish heroi i Portugalisë duke i siguruar atyre fitoren e parë në këtë turne, ndërkohë që 33-vjeçari tani është favorit për të fituar Këpucën e Artë pas katër golave në Kampionatin Botëror deri tani.

Pas fitores 1 me 0 të Portugalisë Ronaldo është pyetur rreth mjekrës së tij të re:

“Kjo mjekër? Është një shaka të cilën e kisha me Ricardo Quaresman”, ka thënë Ronaldo. “Ne ishim në saunë dhe unë fillova të rruhesha dhe e lash më pas mjekrën”

“E kam thënë, nëse shënojë nesër [kundër Spanjës] do ta lë për të gjithë turneun”

“Dhe, kjo më dha fat, unë shënova atë ndeshje, unë shënova edhe në këtë, prandaj do të mbajë”

Irani do të jetë rivali i ardhshëm i Portugalisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu