Cristino Ronaldo nuk do të shkëmbejë asnjëherë fanellën me asnjë lojtar të Romës

Cristiano Ronaldo nuk është shumë i pëlqyer nga lojtarët e Romës, sidomos nga koha kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Ylli portugez ka marrë një vendim vite më parë se ai nuk do të shkëmbejë asnjëherë fanellë me lojtarët e Giallorossëve.

35-vjeçari që aktualisht luan te Juventusi, ka zbuluar se për se kishte marrë këtë vendim, për të cilin nuk do të pendohet asnjëherë.

United ishte përballur me Romën në Ligën e Kampionëve në vitin 2007, derisa anglezët po e fitonin ndeshjen e dytë 7-1, në përgjithësi 8-3.

“Kur ishte 6-0, një lojtar i Romës më është lutur që t’i ndalja driblimet”, kishte zbuluar Ronaldo në dhjetor të vitit 2018.

“Të tjerët më kërcënuan se do më lëndonin”.

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar në skuadrën e tyre me të cilin do të shkëmbeja fanellat”, ka thënë më tej portugezi.

Ronaldo po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon te Zonja e Vjetër, duke shënuar 21 gola në 22 ndeshje të zhvilluara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu