Çudit zyrtari i bashkisë së Shkodrës: Rama na braktisi, duam autonomi

Duket se përplasjet mes pushtetit vendor dhe atij qendror për përmbytjet në Shkodër, po kalojnë një nivel tjetër.

Pas akuza të ndërsjellta të kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademit, dhe përfaqësueseve të qeverisë, për mosndërhyrje për ndihmë në zonat e përmbytura, një propozim i çuditshëm ka ardhur nga zyrtari i lartë i Bashkisë Shkodër, Arben Ceni.

Ceni shprehet se Shkodra ka resurse të shumta, cka mund t’i menaxhojë vetë, duke për kërkuar autonomi për këtë qytet.

“Nëse është e nevojshme, Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë. Domethënë po kërkojmë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne Shkodrën, pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto”, shprehet ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu