Xhemail Çupi, një nga figurat e rëndësishme të jetës publike në Dibër përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ju kujton Dibranëve se ‘Urra Boshkut’ është projekt qeveritar që u inagurua nga koalicioni i atëhershëm VMRO-BDI, ku kjo rrugë përveç lobingut të mundëshëm ska të bëj fare me të arriturat e Pushtetit Lokal.
Çupi ka shtruar pyetje për kryetarin aktual të Dibres z.Ruzhdi Lata: Meqë ke patur influencë të tillë për lobing pse këtë nuk e shfytëzuat për aksin Dibër – Kërçovë (Uskanë)?!
Çupi përmes videove në rrjetin e tij social ju kujton Dibranëve premtimet e parealizuara të Kryetarit aktual, atë që Dibrës do ja kthente bukën e gojës, për një bukë që do të prodhohet vetë , ujin e vaditjes.., që ‘Dibrës do ti kthente diçka që i duhet..?!
Dibra akoma e ka një nevojë të tillë sepse ti nuk arrite ta bësh realitet, shton Çupi.
Ndryshe, Çupi deklarohet se i nxitur dhe i mbështetur mbi parimin e lirisë, barazisë, drejtësisë, mirëqenies por dhe mbi parimin e luftës kundër korrupsionit, diskriminimit dhe anomalive tjera shoqërore, pa dhunë dhe pa presion, por i prirë nga vullneti i mirë për të kontribuar profesionalisht si studiues i shkencave politike dhe si aktivist qytetar, me qëllim që në ardhmen të krijohet një shtet i barabartë, i drejtë, i lirë, demokratik, funksional dhe i zhvilluar ekonomikisht, Çupi si anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa është dhe kandidati për Kryetar Komune në Dibër që do të garojë në zgjedhje lokale të 15 tetorit.
Parimësia/principialiteti, priten si parametra në politikëbërien e Çupit por dhe personalitet që i jep moral politikës dhe Lëvizjes Besa.
Ndërkohë, nesër (e diel) në ora 19:00 në Dibër bëhet dhe promovimi i kandidaturs së z.Xhemail Çupi si dhe promvoimi i listës së këshilltarëve komunal.
Çupi me një mesazh të sinqert për bashkëqytetarët e tij i fton në mbështetje dinjitoze për Dibrën dhe dibranët:
” Nuk është hera e parë që ju bëj thirrje për të prezentuar te Pallati i Kulturës. Deri dje kam bërë thirje për koncerte, dokumentare, filma etj. dhe ju më keni përkrahur, sot ju thras për diçka më madhore sepse bëhet fjalë për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë prandaj e di se përsëri të më përgjigjeni pozitivisht”, përfundon Çupi./Almakos.com










