Çupi takohet me ish ministrin shqiptar të diasporës, Majko: Diaspora shqiptare është një gjithkund në botë

Ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, ka realizuar takim me deputetin dhe ish-ministrin për diasporë në Shqipëri, Pandeli Majko.

Nisur nga përvoja e tij në këtë fushë, biseda është fokusuar në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe lehtësuese për diasporën.

“Z. Majko theksoi se diaspora shqiptare në botë është një, pavarësisht origjinës, prandaj vendimet qeveritare të rajonit duhet të jenë të unifikuara.

Ministria e mëparshme për diasporë në R. e Shqipërisë, ministër i së cilës ishte vetë ai, tani është pjesë e ministrisë së Evropës dhe punëve të jashtme, por pavarsisht kësaj bashkëpunimi i diasporës mes dy shteteve duhet të vazhdojë”, deklaroi Çupi pas takimit.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu