Daçiç kërcënon Kosovën: Nëse shqiptarët e Kosovës dërgojnë njësi speciale në veri, serbët do të shkaktojnë konflikt

Nëse shqiptarët e Kosovës dërgojnë njësi speciale në veri të Kosovës, serbët me siguri do të mbrojnë veten dhe nëse Prishtina e bën diçka të tillë, do të shkaktojë konflikt, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke thënë se Evropa sillet si “Këshilli i të urtëve tibetianë”.

Daçiç theksoi se serbët duhet të përdorin të gjitha metodat legjitime të luftës politike për të drejtat e tyre në Kosovë dhe se ai nuk e di se kush mund t’i sfidojë ata.

Nëse njësitë speciale të Kosovës shkojnë në Veri, kjo është shkelje e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Serbët me siguri do të mbrojnë veten, nuk ka dyshim për këtë. Nëse Prishtina e bën këtë, do të shkaktojë konflikt”, tha Daçiç për TV Prva.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu