Daçiq i del në mbrojtje Vuçiqit, akuzon qeveritë e kaluara për shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është shprehur se të gjitha sulmet ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq vetëm e dëmtojnë vendin në favor të armikut.

Serbia kritikohet gjerësisht për mungesën e lirisë së mediave dhe për minimin e punës së opozitës.

Daçiq bëri thirrje që në Serbi të kishte përgjegjësi dhe unitet të plotë.

“Vuçiqi, si gjithmonë tregoi gjithë madhështinë dhe forcën e tij, duke shprehur synimet që Serbia të mbetet e përkushtuar në dialog, në mënyrë që të mos paragjykohet dhe sulmohet për refuzimin e pjesëmarrjes në kërkimin e zgjidhjes politike të krizës së Kosovës, duke treguar në të njëjtën kohë vendosmëri për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe shtetërore,” – vazhdoi Daçiq për Tanjugun.

Duket thënë që sulmet ndaj Vuçiqit e dëmtojnë shtetin, Daçiqi u shpreh se është veçanërisht hipokrite kur sulmet vijnë nga parti të opozitës që kishin rol shumë negativ në kohën sa ishin në pushtet, gjë që sipas tij çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai u shpreh se këto ishin ditë kur po merreshin vendime për interesat jetike të shtetit dhe popullit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu