Daçiq: Propozimi gjermano-francez i papranuar, sepse niset nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha se propozimi gjermano-francez për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të pranohet sepse niset nga qëndrimi se pavarësia e Kosovës nuk është çështja e kryer, këtë ai e tha për TV Prva, ku shtoi se propozimi është shqyrtuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkruan “Beta”.

“Nuk është refuzuar, nuk është po ose jo, nëse flisni si do duket shteti i Kosovës, ju veç jeni pajtuar se është çështje e kryer, ne parimisht nuk pajtohemi” tha Daçiq.

Në dokument-propozimin nuk parashikohet se Serbia nuk duhet të njihet, por mos të kundërshtoj anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.”Ne duam të bisedojmë të tregohemi konstruktiv, kemi propozim për kompromis, po marrëveshjen nuk mund ta nisim nga kulmi” tha ai, për “Novosti”.

Në Këshillin e Sigurisë të gjithë votuan se propozimi nuk është i pranueshëm “Nuk na ofrohet rasti të bisedojmë, sepse niset nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur, dhe nëse do ta pranoni formalisht ose jo, nuk ka rëndësi por duhet pajtuar që ajo të pranohet në OKB, që për ne është shumë vështirë“, tha Daçiq.

Në lidhje me sanksionet e Rusisë, ai tha se duhet shikuar interesat më të mira të Serbisë.

“Kurrë nuk kam thënë rroftë Rusia, pse mos të mbajmë dorën e shtrirë? Por, nuk është e mundshme që pika e parë të jenë sanksionet, e dyta që Kosova të pranohet në OKB dhe Këshill të Evropës, kush do i pranoj këto” tha ai.

Ai tha se Beogradi në këtë moment nuk ka propozim si do të jetë qëndrimi rreth sanksioneve

“Nuk kanë ofertë politike, mendojnë se kjo zgjidhet në rrugë financiare, e as aty nuk janë bujar as lidhur me anëtarësimin në BE” tha Daçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu