Daçiq: Rusisë nuk i vendosim kurrë sanksione, është miku që ruan sovranitetin tonë në Kosovë

Ivica Daçiq thotë se Beogradi kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj ‘miqve rusë’, pavarësisht presioneve ‘nëpër të cilat po kalon Serbia’.

“Rusia është aleati ynë me influencën më të madhe në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë në Kosovë’, ka thënë Daçiq në hapjen e konferencës ‘Rusia në Ballkan – një shikim në të ardhmen”.

Ai ka thënë se nga mbështetja që marrin nga Kina dhe Rusia, ‘sigurojnë hapësirë për Serbinë që t’i përgjigjen të gjitha sfidave në politikën e jashtme”.

“Raportet midis Serbisë dhe Rusisë kanë rëndësi strategjike. Ato janë në pikën më të lartë që prej kur mbahet mend”, ka thënë Daçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu