Daily Mail, jehonë përplasjes fizike në familjen mbretërore shqiptare

Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore.

E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

“Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte ‘humbur funksionin e tij’”- thuhet mes të tjerash në artikull.

Më tej, në shkrim janë përfshirë pretendimet e 2 palëve si dhe reagimi i Oborrit Mbretëror ku pretendohej se pamjet e përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias janë shpërndarë nga policia dhe kërkohej fshirja e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu