Dalin pamjet e aksionit, ja si u arrestuan 4 grabitësit e parave të bankave (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e RENEA dhe të FNSH gjatë operacionit për arrestimin e katër grabitësve të dyshuar të parave të bankave.

Operacioni u zhvillua mesditën e sotme në zonën e Vorës pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e 4 të dyshuarve.

Në prangat e policisë ranë Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa, ndërkohë që në kërkim janë dy bashkëpunëtorë të tyre të identifikuar.

Të arrestuarve iu është gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura në valuta të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu