Dalin pamjet, si u hodh në erë ura që lidh Krimenë me Rusinë, panik në gadishull (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë nga shkatërrimi i urës së ngushticës Kerch, e cila lidh Krimenë e pushtuar nga rusët me Rusinë. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje të momentit të shpërthimit, i cili shkatërroi urën për kalimin e makinave dhe kamionëve, por edhe ndezi flakë një tren me karburant që lëvizte aty pranë në linjën hekurudhore.

Trenat janë jetikë për furnizimin e ushtrisë ruse, prandaj edhe synimi i ukrainasve ka qenë marrja e zonave kyçe ku shkëmbëhen linjat hekurudhore ose shkatërrimi i tyre.

Ndërkohë, ura e shkatërruar sot ishte e vetmja që lidhte Krimenë me Rusinë si edhe frontin jugor të rusëve duke lënë ushtrinë e tyre pa furnizime. Shkatërrimi i urës bëriu që banorët e Krimesë të vërshonin në karburante dhe super markete për ushqime.

Me çfarë u godit?

Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar urën. Teoria e parë lidhet me një kamion që kaloi aty pranë dhe shpërtheu, por futja e tonelatave me eksploziv në atë zonë duket thuajse një mision i pamundur, duke bërë që të binte si version.

Versioni i dytë është dërgimi i një motorskafi me eksploziv nga ukrainasit poshtë urës, por edhe ky version është i pabesueshëm pasi mjeti lundrues do të duhej të bënte milje të tëra në territorin armik deri sa të arrinte te ura.

Versioni më i besueshëm është ai i goditjes me raketa amerikane ATAMCS, të cilat i janë dhënë sëfundmi Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu