Dani Alves: Do të luaj deri në 50 vjeç nëse Messi më mposht me trofe

Mbrojtësi i djathtë i “Pumas”, Dani Alves nuk ka ndërmend t’ia lërë titullin e futbollistit më të titulluar mikut të tij të vjetër, Lionel Messi.

Në fund të sezonit 2021/22, Barcelona vendosi të mos i ofrojë kontratë të re brazilianit 39-vjeçar, por ai as që po mendon të tërhiqet nga futbolli.

“Nuk më pëlqen të shikoj larg në të ardhmen”, i përgjigjet Alves një pyetjeje në lidhje me pensionimin e tij. “Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë, vetë jeta do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Por nëse Messi më kalon për sa i përket numrit të trofeve të fituara, dua të vazhdoj të luaj deri në moshën 50 vjeçare”, tha ai prandaj kontrata me Pumas llogaritet deri në vitin e ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu