Kandidati për anëtarin e pestë të trupit ad – hok, për monitorimin e mediave, Daut Dauti, është tërhequr nga gara për këtë vend.
“Kam dhënë dorëheqje nga kandidatura për anëtarin e pestë të komisionit ad – hok, për shkak që të mos jem pengesë e procesit politik. Meqë në opinionin publik, debati mori kahje tjetër dhe u devalvua procesi, unë mendoj se nuk duhet të bëhem peng e procesit politik”, shpjegon për Portalb Dauti, për dorëheqjen e tij i cili këtë të fundit e ka deklaruar edhe në një letër dërguar deri te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).
“Ka defekt në mënyrën e zgjedhjes së kandidatit të pestë. Defekti qëndron aty se katër anëtarët që janë propozuar nga partitë duan të zgjedhin një kandidat i cili sipas tyre, nuk duhet të jetë partiak dhe profesionist. Kriteret janë në rregull, por nuk mund të bëjnë zgjedhje legjitime ata të cilët kanë legjitimim partiak. Kjo mënyrë, është fajtor kryesor për gjendjen aktuale për zgjedhjen e anëtarit të pestë”, shprehet Dauti.
Përndryshe, tanimë është shkelur afati për kompletimin e trupi ad – hok për media, në të cilin mungon çi i pestë – shqiptar. Çët e këtij trupi të propozuar nga VMRO – DPMNE dhe LSDM-së, deri më 24 gusht e patën afatin përfundimtar për ta zgjedhur çin e pestë, por tanimë disa ditë nuk mund të merren vesh, andaj edhe sot është caktuar seancë për të diskutuar rreth kësaj çështje./infoshqip.com