David Silva afër kalimit në Serie A, Lazio ka gati arritjen e marrëveshjes me spanjollin

Klubi italian, Lazio ka bërë një veprim për mesfushorin në largim të Manchester Cityt, David Silva. Sipas gazetës AS, Lazio është i zënë me kërkimin e lojtarëve që mund të shtojnë përvojë në ekipin e tyre.

Ata thuhet se tashmë kanë bërë kontakte me legjendën spanjolle të Cityt, Silva, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka qenë duke shikuar tregun për një lojtar të aftë për të ngritur nivelin e përvojës në ekipin e Simone Inzaghi dhe Silva do të ishte shtimi perfekt.

Një marrëveshje midis Silvas dhe Lazio është shumë afër të arrihet me të dy palët të prirura për të arritur një marrëveshje mbi këtë linjë.

Silva, 34 vjeç, gjithashtu ka interes nga Al-Ahli dhe Al-Nasr në Dubai, por Lazio mund t’i ofrojë atij futboll në Ligën e Kampionëve, pasi janë kualifikuar për herë të parë që nga 2007-08.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu