David Silva afër kalimit te Milani

David Silva duket se i ka bërë me dije Manchester Cityt se dëshiron të largohet në këtë verë dhe të fillojë një aventurë të re.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Citizens deri në fund të muajit qershor dhe më pas do të jetë i lirë.

Por, Silva dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Evropë, derisa për të interesim ka shprehur Milani.

Sipas Corriere dello Sport, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për të nënshkruar me spanjollin gjatë verës.

Silva ka marrë propozime edhe nga Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham, i gatshëm për ta bërë të artë fazën e fundit të karrierës së mesfushorit të talentuar.

Në garë për të janë edhe skuadra nga Spanja, mirëpo lojtari mund të pranojë shumë lehtë kalimin në San Siro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu