De Ligt: Ja pse e kuptova menjëherë se nuk ishte penallti

Matthijs de Ligt ka folur për gazetarët pas fitores së Juves me Torinon. Ai ka shënuar golin e fitores, por ka rrezikuar të pësojë një penallti pasi preku topin me krah në pjesën e parë.

“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme pasi edhe Interi fitoi. Fituam 1-0 dhe goli im na dha fitoren, kështu që është shumë e veçantë,” shprehet mbrojtësi për DAZN.

“Isha duke qëndruar në zonë dhe topi më goditi në krah. E kuptova menjëherë se nuk ishte penallti, sepse rregullorja është e qartë, nëse duart i ke poshtë, nuk është penallti.

Kur vjen në një klub të ri është gjithmonë e vështirë. Megjithatë, po shkon mirë, djemtë më kanë bërë të ndihem i mirëpritur dhe mendoj se po përmirësohem çdo ndeshje.

Shpresoj që sot kam treguar se çfarë mund t’i jap ekipit. Higuain më dha një asist të mrekullueshëm dhe unë jam shumë i lumtur.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu