Matthijs de Ligt tashmë duket se ka gjetur veten te Juventusi. Këtë e ka deklaruar vetë De Ligt pas ndeshjes ndaj Leverkusenit.
“Unë jam mësuar me lojën e Juventusit. Fitorja ndaj Leverkusen ishte e mirë”, tha De Ligt.
“Tani për tani, gjërat po shkojnë mirë. Unë kam qenë kapiteni i Ajax dhe atje kam qenë në gjendje të kem fjalën time, ndërsa këtu duhej të gjeja vendin tim. Tani ndjehem sikur e kam gjetur dhe jam i lumtur për këtë.
“Italia njihet si një vend me ekipe mbrojtëse, por kjo po ndryshon: thjesht shikoni sa lart pozicionohemi në fushë”, përfundoi De Ligt.










