De Ligt zbulon se çfarë i kërkoi Ronaldo pas finales në Ligën e Kombeve

Lojtari i Juventus ka biseduar me qendër mbrojtësin e Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, lidhur me të ardhmen e 19 vjeçarit.

Sipas fjalëve të De Ligt, Ronaldo e ka pyetur talentin e ri nëse ai do të transferohet tek Juve gjatë kësaj vere.

I pyetur nga NOS nëse Ronaldo e ftoi tek Juve, De Ligt u përgjigj: “Kjo mund të jetë e vërtetë, po.”

“Unë nuk e kuptova atë në fillim. Isha i shokuar, kështu që qesha, por nuk thash asgjë” ka thënë tutje lojtari, transmeton lajmi.net.

“Pak pas ndeshjes ti nuk je i koncentruar në këto gjëra, je i dëshpëruar nga humbja dhe ajo është gjëja e vetme që mendon” ka shtuar i riu i Ajax.

Skuadra që është favorite për nënshkrimin e holandezit është ajo e Barcelonës, por edhe PSG dhe Juventus kanë pasur sytë tek mbrojtësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu