Debat i ashpër, Rama-Salianjit: Ti je si miza në të ndenjura të kalit. Sot ke ditë të vështirë, ta mirëkuptojmë

Kryeministri Edi Rama folur me tone të ashpra ndaj deputetëve demorkatë këtë të mërkurë në Parlament.

Batutat nuk kanë munguar as ndaj deputetit Ervin Salianji, të cilin Rama e quajti ‘mizë në të ndenjurat e kalit’.

Rama: Ti kujdes! Kujdes me ato çështjet e tua!

Ervin Salianji: Po më kërcënon?

Rama: Po të informoj, dje kam fituar një proces për shpifje. Ti je një bedel pasionant, ti je si miza në të ndenjurat e kalit që mendon se po tërheq karrocën. Sot ke dhe ditë të vështirë, sot të mirkuptojmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu