Dedikimi i rrallë i Kryemadhit: Të dua shumë heroina ime e heshtur!

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dita e sotme është nga më të veçantat.

Nëna e saj feston ditëlindjen dhe Kryemadhi nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë zemre ku thekson sakrificat dhe dashurinë që ajo ka patur gjatë viteve të rritjes së Kryemadhit.

“Sot ti ke ditelindjen! Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar. Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule. Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës. Të dua shumë mami im!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu