Dega e Besës në Dibër pasi u menduan gjatë, zgjodhi krahun e besës me financat më të majme

Difraksionet dhe ndasitë e mëdha që kapluan Lëvizjen BESA pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni, prekën të gjitha degët dhe nëndegët e saj duke kategorizuar të gjitha strukturat e Lëvizjes Besa në dy grupe, krahu i Tetovës dhe degët që e përkrahin atë si dhe krahu i Shkupit bashkë me degët dhe strukturat që e përkrahën atë.

Përjashtim bënë disa struktura dhe individë të cilët qëndruan indiferentë në këtë konflikt, mes të cilëve edhe dega e Dibrës, por sikur duket këtë asnjëanësim dega e Dibrës, e cila kishte vendosur të mos anon nga askush, e theu dhe pasi u mendua gjatë, vendosi të anojë dhe të përkrahë grupin i cili ka financat më të majme, thënë shkurt e shqip, mes dy grupimeve të Lëvizjes Besa, dega e Dibrës me në krye Xhemail Cupin dhe Emin Vërzivollin zgjodhën burimet e majme financiare të cilat i orientuan ata kah grupacioni i Shkupit.

Sic theksojnë disa themelues të Lëvizjes Besa në Dibër, ky nuk është një veprim i papritur nga udhëheqësit lokalë të sipërpërmendur, ata sic i tradhëtuan shokët dhe bashkëthemeluesit e degës lokale, të njëjtin veprim po e përsërisin ndaj kryetarit të partisë dhe shokëve të tyre në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu