Degët ASH-së në Shkup, Butel, Çair, Saraj dhe Hasanbeg do të kalojnë në Lëvizjen BESA?

Ndarja e listave për deputet është duke shkaktuar paknaqësi në koalicionin ASh-AAA, njofton TetovaSot. Sipas burimeve, degët e Shkupit të ASH-së do të kalojnë në Lëvizjen BESA për shkak të vendosjes me diktat të kandidatëve për deputet nëpët lista.

Sipas po tënjetave burime për TetovaSot deklarojnë se kalimi i tyre në një subjekt tjetër është shumë afër dhe bëhet fjalë për çështje ditësh.

Së fundmi në opinion është përfolur se ka paknaqësi të madhe në degët e ASH-së për shkak të listave ku më s[ shumti po përfolet në degën e Tetovës pasi për nr 2 pas Ziadin Selës janë katër emra që nuk lëshojnë pe asnjëri. Altrim Mamuti kryetar i degës së ASH-së Tetovë, Vullnet Ferati nënkryetar i ASh-së, Flakron Bexheti zëdhënës i ASH-së dhe Adnan Neziri ish kandidat për komunën e Tetovës të gjithë këta dëshriojnë të jenë nr 2 pas Ziadin Selës në zonën 6./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu