Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës zhvillon takim me Rektorin e Universitetit Mjekësor të Tiranës

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Arben Gjata, zhvilloi një takim me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, Prof.Dr. Kastriot Haxhirexha, shkruajnë burime zyrtare të Universitetit Mjekësor të Tiranës, transmeton InfoShqip.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini.

Kryefjala e bisedës ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes dy Universiteteve sikundër edhe shkëmbimi sistematik i përvojave mes dy Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Konferencës së Traumës, e cila do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në qytetin e Ohrit dhe do të mundësojë këmbimin e përvojës mes kirurgëve vendas e të huaj./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu