Deklarata e Dodik për bashkimin e Kosovës, Malit të Zi e RS-së me Serbinë, eurodeputeti i njohur alarmon Borrell

Në një intervistë televizive rreth çështjeve që sipas pretendimeve të tij po e shqetësojnë atë dhe mikun e tij të ngushtë, presidentin serb Aleksandar Vuciq.

Milorad Dodik u shpreh se si dëshiron të bashkojë Serbinë, Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi në një shtet.

Kujtojmë që Dodik është i sanksionuar nga SHBA, por gëzon mbështetjen e Vucic.

Është kjo video që ka detyruar eurodeputetin gjerman Reinhard Bütikofer t’i bëjë ftesë shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell që ta marrë seriozisht deklaratën e Dodikut.

“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu