Deklarata e fortë e ish-deputetit: Erdogani i dhuroi Edi Ramës avion për Shën Valentin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, Ristani tha se Erdogan i ka dhuruar Ramës për Shën Valentin një avion personal.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së e kishte fjalën për avionin VIP të modelit Airbus 319-100, i cili rezulton se ishte përdorur më parë nga qeveria e Turqisë, por dita që Rama e mori korrespondon me 14 shkurtin.

Më tej, ish-deputeti foli edhe për donacionet që iu dhanë Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt pak ditë më parë në Bruksel.

Sipas tij, gjysma e donacioneve mund të shkojnë për televizionin e biznesmenit italian, Francesco Becchetti, që u mbyll nga Rama.

Ai tha:

“Ka para Erdogani sa i ka dhënë kryeministrit tonë një avion për Shën Valentin. I ka dhënë avion personal dhe ka korresponduar data. Për më tepër para, përveç Erdoganit ka edhe Putini. Problemi është se ne kemi cënuar demokracinë. Paralelizmat i bëra për të thënë se për ne është më e rëndësishme demokracia. Sepse gjysmën e donacioneve që keni marrë për tërmetin ia keni borxh atij televizionit që mbyllet.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu