Deklarata e fortë e Sali Berishës: Lefter Koka u arrestua për të shpëtuar Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ish-Ministri Lefter Koka u arrestua për të shpëtuar kreyministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Berisha u shpreh në emisionin ‘Quo Vadis’ se Koka nuk ka patur asnjë lekë në buxhetin e ministrisë së tij dhe si pasojë nuk mund të bënte asgjë.

Sipas tij, paratë për aferën korruptive për të cilën u arrestua Koka u firmosën nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

“Ish-ministri në burg është falë antimafias italiane. S’ka lidhje me drejtësinë Saimir Tahiri. U gjet Lefteri për të shpëtuar këta të tjerët. Ai është vetëm zbatues urdhërash të Ramës, Agaçit, dhe Veliajt; të skenarit të tyre. Koka nuk ka pasur asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij për djegësat, një ministër që nuk ka para nuk mund të bëjnë asgjë. Të gjitha paratë janë dhënë nga fond i këshillit të ministrave, me firmën e Ramës dhe Ahmetajt. Eshtë bërë një kokë turku atje, Lefteri.”

Nuk keni besim te SPAK për çështjen e incineratorëve?

“Si mund të kem besim kur nuk kanë qytetarët? E konsideroj si ‘skapin’ e partisë. Si mund të kem besim unë kur në vend se t’i hapin proces penal Ballës për paditë e rreme drekojnë dhe darkojnë me të”, u përgjigj Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu