Deklarata e fortë Myslim Murrizit: Shqiptarët të bëhen gati për një ’97 të dytë në shtator

“Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si ’97”

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, deputeti dhe nënkryetari i kuvendit, Myslim Murrizi, tha se në shtator dhe në tetor, situata pritet të tensionohet në vendin tonë, madje ai ka paralajmëruar një kthim 20 vjet pas, duke paralajmëruar një ’97 të dytë.

Murrizi ka komentuar dhe ecurinë e Reformës Zgjedhore, të cilët e quajti hipokrizinë e radhës, dhe tha se 12 deputetë të grupit ku ai bën pjesë do të dalin kundër.

Murrizi:

Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si ’97 . Mund të jetë si ’97, do të jemi këtu, unë nuk uroj por, 15 palaço politikë, 15 hajdutët e parave publike prej 20 vjetësh, unë nuk besoj se në vitin 2020, 30 vjet pasi është shembur komunizmi t’i vënë shqelmin në fyt 5 milionë shqiptarëve.

Nuk ka hipokrizi më të madhe se një reformë që nuk e realizon për 3 vjet, do ta bëjmë për 3 ditë, është krijuar komisioni i reformës zgjedhore në 2017 për 3 vjet, tani thonë do e bëjmë deri më 31 maj.

Kryetari i grupit tjetër parlamentar zoti. Stojku, së bashku me mua, si kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, nesër (sot) bëhemi 12 deputetë tek ky grup, por edhe deputeti Nimet Musai, do të dalim me një deklaratë nesër që ne nuk e votojmë dhe nuk marrim urdhër nga këta që hyjnë e dalin fshehurazi nga selitë e partive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu