Deklarata e fortë nga Britania: Duhet ta pranojmë dhe të jemi gati, kërcënimet e Putin për luftë janë reale

Kërcënimet e Vladimir Putinit për Luftën e Tretë Botërore janë reale, paralajmëron Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson.

“Vladimir Putini mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore nëse vazhdon të përpiqet të “shkatërrojë, minojë dhe ndikojë vendet anembanë botës” tha Williamson.

Ai vijoi me paralajmërimin se Rusia sioas tij paraqet një kërcënim real për sigurinë perëndimore dhe globale.

Ai tha: “Putini është duke investuar në raketa me rreze të gjatë, duke u mburrur për sistemet bërthamore dhe duke u angazhuar në operacione kibernetike. Ne nuk duhet të harrojmë se ky ishte përdorimi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. (duke iu referuar helmimit të Skripal dhe vajzës së tij)

Kjo ishte një përdorim ilegal dhe përbuzës i forcës kundër vendit tonë nga ana e shtetit rus, duke rrezikuar jetën e të pafajshmëve. Përgjigjja e Kremlinit ka qenë me gënjeshtra dhe tallje”.

Williamson gjithashtu konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë tani se “kemi hyrë në një epokë të re të luftës”.

“Ne duhet të përballemi me rreziqet në rritje dhe të reagojmë ndaj paqëndrueshmërisë globale në rritje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu