Deklarata e Mickoskit ‘hallakatë’ opozitën shqiptare

“frontin” që e hapi kreu i opozitës maqedonase, kyçen edhe partitë opozitare shqiptare. Ata kundërpërgjigjen ndaj akuzave të Mickoskit, se dyshon nëse opozita shqiptare është vërtetë në opozitë, shkruan Alsat.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se Mickoski brenda kësaj partie nuk do të gjejë partner vasal, pasi është parti vetëm e popullit dhe jep llogari vetëm para tij.

“Aleanca për Shqiptarët e ka treguar që në fillim qëndrimin për procesin integrues të vendit dhe për atë që u quajt propozimi francez. VMRO-DPMNE në mesin tonë nuk do të gjejë partner vasal siç një kohë ka pasur BDI-në, e cila tani të njëjtin vasalitet ka edhe ndaj LSDM-së. Aleanca për Shqiptarët është vetëm e shqiptarëve dhe e popullit dhe llogari jep vetëm para popullit”, thonë nga ASH.

Nga Lëvizja Besa theksojnë se me këtë deklaratë të Mickoskit dëshmohet edhe njëherë që VMRO-DPMNE koketon me BDI-në, ndërsa të ashtuquajturat përplasje mes tyre janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake.

“Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paska shtruar dilemën se a është opozita shqiptare kundër kësaj qeverie apo jo, gjë që edhe njëherë dëshmon si të drejtë dilemën që kam shtruar para disa javëve se VMRO-DPMNE në mënyre maestrale koketon me BDI-në, duke u dukur në publik sikur sulmohen me njëra tjetrën, ndërsa rezultatet e kësaj “përplasje” VMRO-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake të këtyre subjekteve”, thanë nga Lëvizja Besa,

Nga Lidhja Socialdemokrate kanë theksuar se me deklaratën e sotme, Hristijan Mickoski ka pranuar se ai, bashkë me Dimitar Apasievin e partisë “E majta”, kanë mbetur vetë dhe të izoluar kundër BE-së.

“Mickoski pranoi se farsa e tij për referendumin që është për përdorim Brenda VMRO-DPMNE-së, nuk ka mbështetje as nga partitë tjera opozitare. Arsyet e problemeve në partinë e tij, në rradhët e opozitës, Mickoski në mënyrë shumë naïve po tenton t’i hedh tek dikush tjetër, por për këtë nevojitet që të shikojë vetë veten”, u shprehën nga LSDM.

Reagimet e partive vijnë pas deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, se ndër kundërshtarët e referendumit të paralajmëruar për kornizën negociuese janë edhe disa parti në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu