Deklarata e Taravarit pas takimit me LSDM-në

Takimi mes LSDM-së dhe LR- PDSH-së zgjati plotë një orë por nuk u vendos asgjë. Së paku kështu u prononcuan për media sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski duke mos precizuar asgjë, njofton TV21.

Asnjëri nga sekretarët nuk u përgjigj konkretisht në pyetjet e gazetarëve se ku po ngecin bisedimet dhe se a kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi duke thënë se bisedimet vazhdojnë.

Taravari tha se ende qëndron fjala e tij që u tha dje, se LSDM i ka në dispozicion nënshkrimet e tre deputetëve të Aleancës për Shqiptarët. Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së, i pyetur se a është gjuha shqipe problemi kryesor u përgjigj shkurt duke thënë se ende nuk kanë marrë asnjë vendim dhe se kur do të kenë një të tillë, do ta plasojnë në media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu