Deklarohet Isa Mustafa: Me Kurtin merremi ose nuk merremi vesh, selamet janë të parëndësishme

I pari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se sa i përket koalicionit do të merret vesh, ose jo, me Albin Kurtin e VV’së vetëm në tavolinën e bisedimeve, teksa shton se selamet janë të parëndësishme dhe të padobishme.

Mustafa thotë se vetëm në tryezën e diskutimeve, LDK-VV mund të vendosin ose jo për krijimin e Qeverisë së re.

Ai ka shtuar se dy partitë kanë bërë një rrugëtim të frytshem, dhe se koalicioni mund të arrihet shpejt.
Në fund, ai tha se për partinë e tij, nuk janë të rëndësishme selamet e individëve të ndryshëm.

Kujtojmë se LDK dhe VV kanë pasur bisedime për një marrëveshje të mundshme që prej shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku kanë konfirmuar se janë marrë vesh për shumë gjëra, por jo edhe për ndarjen e posteve, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu