Del në pah çfarë i tha Cristiano Ronaldo gjyqtarit para se të largohej nga fusha

Cristiano Ronaldo protestoi pafajësinë e tij ndaj gjyqtarit Felix Brych derisa po largohej nga fusha pas kartonit të kuq në Ligë të Kampionëve.

Ronaldo shpërtheu në lot pasi gjyqtari gjerman vendosi të dërgojë atë jashtë fushe kur ai vendosi dorën mbi kokën e mbrojtësit të Valencias, Jeison Murillos, transmeton portali arbresh.info.

Murillo u rrëzua në tokë para se Ronaldos t’i ipet kartoni direkt i kuq nga gjyqtari menjëherë pasi e diskutoi incidentin me asistentin e tij prapa golit.

Ronaldo dukej i habitur dhe vazhdoi të protestoj për pafajësinë e tij duke u rrëzuar madje në tokë për të shprehur zhgënjimin e tij. Ai ishte qartë i shqetësuar dhe derisa po largohej nga fusha, tundte kokën vazhdimisht.

Derisa po largohej, superylli portugez i tha Bryches: “Nuk kam bërë asgjë”, por e gjithë kjo nuk morë parasysh sikur të ishte në vesh të shurdhët.

Ky ishte kartoni i parë i kuq i tij pas 156 ndeshjeve në Ligë të Kampionëve dhe kjo do të thotë se lojtari mund të humbas rikthimin në Old Trafford kur Juventusi luan me ish skuadrën e tij muajin e ardhshëm – Manchester United./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu