Del nga tuneli i Kalimashit me shpejtësi maramendëse, bëhet copash makina luksoze (FOTO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Kalimashit, ku një makinë tip “Benz” ngjyrë e bardhë është përplasur me trafik-ndarësen.

Në automjet udhëtonin disa të rinj dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe në dalje të tunelit.

Burime për JOQ, deklarojnë se pasagjerët dhe shoferi kanë mbetur të plagosur lehtë. Pritet deklarata zyrtare e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu