Del Piero: Ronaldo dha leksion, por Juventusi i ka problem ndeshjet në Evropë

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se bardhezinjtë janë të përsosur për garën në Serie A, përderisa eliminimi i tyre zhgënjyes kundër Lyonit thotë se ua theksoi problemet në Ligën e Kampionëve – probleme këto që, sipas tij, u shfaqën te e gjitha skuadra përveç Cristiano Ronaldos.

Legjenda e klubit, Del Piero, e ka lavdëruar Ronaldon që ka treguar se si duhet të luhet në situata të tilla, mirëpo është i shqetësuar nga mënyra se si bashkëlojtarët e tij kanë luajtur në Evropë.

“Disa herë e kemi kritikuar atë, por kundër Lyonit, ai dha leksion, jo vetëm me golat, por edhe me mënyrën se si luajti gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Del Piero.

“Juventusi e ka një problem – të përballet kundër klubeve në nivelin evropian. Skuadra është e përsosur në ligën italiane, por të dyja ndeshjet kundër Lyonit i shfaqën disa probleme”.

“Nëse qëllimi është titulli i Serisë A, atëherë sezoni është në rregull. Por, Juventusi do të duhej të kishte ambicie më të mëdha”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu