Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Algjeri, ku një dele ka arritur t’i ikë pronarit të saj në prag të Kurban Bajramit dhe ka përfunduar mbi çatinë e një shtëpie për të shmangur therjen.
Prania e kafshës në lartësi tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve të lagjes, ndërsa pamjet u bënë virale në rrjetet sociale. Pas një operacioni të vështirë dhe me mjaft rrezik mbi çati, pronari i ndihmuar nga fqinjët arriti ta vendosë delen nën kontroll pa pësuar lëndime. /INA/










