Dembele rikthehet te Barcelona për Ligën e Kampionëve

Ousmane Dembele e ka kompletuar stërvitjen e parë te Barcelona dhe do të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve. Sipas asaj që raporton Marca, sulmuesi francez është stërvitur me bashkëlojtarët e tij te skuadra katalunase dhe dukej në formë.

Dembele nuk është paraqitur për Barcelonën që nga muajin shkurt, pas lëndimit që kishte pësuar në gju.

Që kur u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, francezi ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Fillimisht Dembele u lënduar në muajin nëntor të vitit të kaluara, e me t’u rikthyer në muajin shkurt në stërvitje, u lëndua sërish.

Sulmuesi do të mund të luajë ndaj Napolit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve që rikthehet në muajin gusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu