Demiraj: Rasti “Kumanova”, heshtja e Tiranës zyrtare e turpshme dhe e rrezikshme

Ish-ministri i Brendshëm shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar ndaj dënimieve të shyptuar nga Gjykata e Maqedonisë për rastin “Kumanova”, transmeton Zhurnal.mk

Sipas tij, këto janë dënime të tuprpëshme dhe të rrezikshme.

“Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysme burg. Dënoj me forcë procesin farsë të gjykimit antishqiptar, te organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhetise së Kumanovës. Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë”, thekson Demiraj.

Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, shton ai, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme.

“Te gjithe sëbashku duhet te ngreme zerin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve”, nënvizon Demiraj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu