“Demostat”: Kush do ta nënshkruajë marrëveshjen franko-gjermane në Serbi?

Nënshkrimin në marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës, kur t’i vije koha, nuk do ta vë presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Eedhe pse për disa vjet ka qenë kryenegociator në dialog, marrëveshjen do ta nënshkruajë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Që të jetë e vlefshme, një marrëveshja e tillë duhet të ratifikohet në Parlament, e ndoshta për të duhet të votojnë edhe qytetarët në referendum. Vuçiqi nuk do ta nënshkruajë as dokumentin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për të cilin do të vendose qeveria serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “de facto” për disa vjet ka qenë kryenegociator i Beogradit në dialog me Prishtinën, nuk do të vë nënshkrimin e tij në marrëveshje, dhe kur të vie koha, nënshkrimin do ta vë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Kjo për shkak se, ashtu siç tha edhe vet Vuçiqi në konferencën me gazetarë të hënën, në të cilën ka folur për marrëveshjen evropiane për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe pas takimit me “pesëshen e madhe” (Përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarin e kancelarit gjerman Jens Plotner, këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Bonne dhe këshilltarin e kryeministres italiane, Francesco Talo), shkruan “Demostat”, përcjell Klankosova.tv.

Vuçiq në konferencë ka thënë si më poshtë:

Unë e di çka do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Kuptohet që në emër të Serbisë do të vendosin organet tjera kompetente shtetërore dhe mundësisht edhe qytetarët, pasi që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiqi.

Ai theksoi se deri tash nuk është nënshkruar asgjë, por se në takimin me pesëshen është ballafaquar me fakte, rrjedhimisht atij i është thënë se nëse Serbia nuk e pranon planin e ofruar, do të përballet me ndërprerjen e procesit për integrime evropiane, tërheqjen e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik.

Vuçiqi shtoi se në ditët në vijim do të informojë të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për detajet e planit.

“Do të krijojmë një transparencë reale institucionale, do të kërkojmë një rol më domethënës për parlamentin dhe qeverinë, mendoj se është e rëndësishme, gjithmonë informoj dhe dëgjoj mendimin e kishës serbe dhe të gjitha bashkësive të tjera fetare në territorin e Serbisë”, u shpreh Vuçiqi dhe shtoi se qeveria është pajtuar për të gjitha lëvizjet taktike si “kush çka po merr përsipër”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, në të cilën do të marrë pjesë edhe Vuçiqi, do të mbahet më 2 shkurt dhe sipas të gjasave do të zgjasë për disa ditë.

Kush mund të nënshkruajë marrëveshjet në emër të shtetit?

Kur janë në pyetje marrëveshjet ndërkombëtare, procedura thotë se njëherë të bëhen negociata, pastaj miratohet teksti i marrëveshjes për të cilin palët janë pajtuar, pastaj secila palë vërteton (parafiron) kontratën, që do të thotë se përmbajtja e tekstit nuk mund të ndryshohet më. Megjithatë, që marrëveshja të jetë e vlefshme, ajo duhet të kalojë në procesin e konfirmimit para Kuvendit (të Serbisë).

Kur është nënshkruar marrëveshja e Brukselit, nënshkrimin e ka vënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq më 19 prill të vitit 2013. Disa ditë më vonë, saktësisht më 22 prill, qeverisa serbe njëzëri ka dhënë pëlqimin që të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit, e para marrëveshje kjo për principet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Kurse, kuvendi i Serbisë më 26 prill, pas diskutimeve të gjata parlamentare, ka miratuar raportin e qeverisë së Serbise për procesin e deritashëm të dialogut me Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe marrëveshja e nënshkruar në Bruksel.

Profesoresha e drejtësisë në Serbi, Vesna Rakiq Vodineliq thotë për “Demostat” se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës i ka të gjitha pikat e një marrëveshje ndërkombëtare. Ajo përmend se “sipas Kushtetutës së Serbisë, politikën e brendshme dhe të jashtme e udhëheq Qeveria e Serbisë, e cila është përgjegjëse për formulimin dhe zhvillimin e saj”.

Presidenti ka autoritetin të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, por”, siç thekson Rakiq Vodineliq, “paraqitja dhe përfaqësimi i shtetit nuk janë të njëjta”.

Ekziston një dispozitë e qartë kushtetuese, sipas së cilës qeveria zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme. Ajo që ndodhi në vendin tonë është se Vuçiqi mori kompetencat e autoriteteve të tjera ekzekutive dhe ndonjëherë edhe gjyqësore”, thotë ajo.

Nëse do të respektohej Kushtetuta, thekson ajo, marrëveshja duhet të nënshkruhet nga kryeministrja e Serbisë. Rakiq Vodineliq, megjithatë, thotë se nuk përjashtohet që nënshkrimin ta vë vetë Presidenti i Serbisë ose ndonjë ministër, i cili do të duhej të kishte autorizimin e Qeverisë së Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Duke komentuar faktin se bashkësia ndërkombëtare po negocion me Vuçiqin dhe jo me Qeverinë e Serbisë, e cila duhet të udhëheqë politikën e brendshme dhe të jashtme, Rakiq Vodineliq thotë se do të ishte mirë të ishte qeveria ajo që formulon një politikë të caktuar drejt Kosovës, dhe më pas për të njofton Presidentin e Republikës dhe i jep autoritetin për të negociuar për këtë.

“Mirëpo, te ne procesi është i kundërt, pasi Vuçiqi mori kompetencat që nuk i takojnë sipas Kushtetutës dhe shkoi në negociata pa platformën e formuar nga Qeveria. Pas negociatave të premten, ai erdhi ta informojë qeverinë se çfarë ndodhi në negociata”, thotë Rakiq Vodineliq.

Fakti që, siç tha Vuçiq, populli do të vendosë për marrëveshjen, nuk do të thotë medoemos se do të shpallet referendum, por mund të thotë se për të do të vendosin përfaqësuesit e popullit, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Serbisë.

Rakiq Vodineliq deklaron se nuk është e detyrueshme, por para nënshkrimit të marrëveshjes duhet të shpallet referendumi për të marrë mendimin e qytetarëve.

Ajo gjithashtu shton se referendumi në Serbi nuk ka shumë legjitimitet dhe se vlera e tij nuk është veçanërisht e madhe, sepse Kushtetuta nuk e përcakton numrin minimal të qytetarëve që duhet të dalin në mënyrë që referendumi të jetë i suksesshëm dhe në mënyrë që një çështje për të kaluar në referendum, është e nevojshme që vetëm një shumicë e thjeshtë e atyre që dolën të deklarohen për të.

Profesoresha Rakiq Vodineliq gjithashtu beson se parlamenti duhet të deklarohet për marrëveshjen e mundshme para se të nënshkruhet, sepse është autoriteti më i “vjetër” dhe qeveria duhet të veprojë sipas udhëzimeve të saj.

Por, kush do t’i nënshkruajë sanksionet eventuale ndaj Rusisë?

Edhe pse për disa muaj opinionit i është krijuar bindja se presidenti i Serbisë mbetet autoriteti, i cili merr vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, gjë që mund të kuptohet nga deklaratat e tij.

Mirëpo, qeveria e Serbisë do të marrë zyrtarisht një vendim përfundimtar për sanksionet, i cili duhet të ratifikohet edhe në kuvend.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, para disa muajsh, në debatin për qeverinë e re në Kuvend, duke folur për vendosjen e mundshme të sanksioneve, tha se ministrat do ta votojnë dhe se kjo është çështje e qeverisë së Serbisë.

Të shohim, presidenti Vuçiq foli shumë për këtë. Ne do të luftojmë, siç po luftojmë tash”, deklaroi atë kohë Bërnabiq dhe vuri në dukje se si do të votojnë ministrat kur të shtrohet çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu