Deputetes së LSDM-së i merret pasaporta dhe dërgohet në paraburgim

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë që të dyshuarve Frosina Remenski dhe Mile Jovanovskit tu caktohet masa e paraburgimit shtëpiak, të paraqiten kohë pas kohe në gjykatë dhe tu merren dokumentacioni për kalimin e kufirit, gjegjësisht pasaporta. Deputetja Remenski u shpreh se nuk ndien faj dhe tha se pret që prokuroria ta argumentoj veprën që ia ka ngarkuar.

“I respektoj të gjitha vendimet e partisë dhe sigurisht do të deklarohem nëse do të ketë dhe kur do të ketë. Dua të bëni të dallimin mes rastit “Zhvatja” ku të akuzuar janë 3 persona, për të cilët prokuroria shqiptoi akuzë dhe zgjerim të hetimit sa i përket veprimit të Aleancës Ndërkombëtare. Nuk ndjej faj. Unë do të pres që prokuroria ta argumentoj atë që ma ngarkon dhe sigurisht jam këtu për të gjitha pyetjet në të ardhmen edhe për organet edhe për mediat”, theksoi Remenski. Edhe katër persona së bashku me Boki 13 janë të dyshuar për mashtrim dhe larje parash përmes organizatës humanitare të Bokit, Lidhja Ndërkombëtare.

Pjesë e mashtrimit eventualisht kanë qenë babai i Bokit, më pas Jasna Mandiq, zëvendësja e Bojan Jovanovskit në organizatën humanitare, por edhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski. Ajo supozohet se ka qenë garantues për projektet e prezantuara të Bokit. Mbrëmë, prokurorja Vilma Ruskoska sqaroi se ekspertiza e telefonave dhe kompjuterëve të Boki 13, Zoran Kiçeec dhe Katica Janeva ka zbuluar dëshmi kryesore. Më tej zbuloi se njëri nga ata të tre ka kërkuar një marrëveshje. Ajo nuk zbuloi emër, por jozyrtarisht thuhet se është ish-shefja e PSP-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu