Deputetët e VMRO-së: Na merrni imunitetin të gjithëve!

Deputetët e VMRO-së kanë kundërshtuar sot kërkesën për marrjen e imunitetit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në seancën që është duke vazhduar edhe sot. VMRO-DPMNE ka akuzuar pushtetin për fushatë diskreditimi politik dhe i kërkoi shumicës për t’ia marrë imunitetin e të gjithë deputetëve të opozitës.

Ata deklaruan se argumentet që kërkojnë sekuestrimin e imunitetit dhe paraburgimit për Veljanoski janë të paqëndrueshme.

“Ne kemi një listë të deputetëve të tjerë, imuniteti i të cilëve duhet të hiqet, kështu që le ta bëjmë sot, që të mos humbim kohë. Trajko Veljanoski mund të ketë shpëtuar apo influencuar deri tani dëshmitarët, ai mund të shpëtojë sot dhe të ndikojë në dëshmitarët. Prandaj, e vlerësojmë se këto argumente nuk janë të qëndrueshme për të hequr imunitetin e tyre “, tha deputetja nga radhët e VMRO-së, Vesna Penov. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu